Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, 90,8 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91,2 për qind, ndërsa 76,4 për qind e kanë përdorur disa herë gjatë ditës. Në 12 muajit e fundit, 63, 5 për qind e qytetarëve në vend kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit. Source link
Author: Klix.mk
“Mbi 1200 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në më pak se tre vjet kaluan përmes një filtri rregullator dhe u kualifikuan për t’u lidhur me rrjetin. Kjo rezultoi me një bum investimesh në burimet e ripërtëritshme që zvogëloi importin e energjisë elektrike nga 40% në 2,75% dhe sot ai proces është i pandalshëm dhe pritet mbyllja e ciklit të energjisë përmes investimeve në sistemet e baterive dhe sigurimit të energjisë së balancuar”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, në panelin Formimi i politikave të rinovueshme: Dialog me rregullatorë nga Ballkani Perëndimor në…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska sot në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve nga puna e Ministrisë, deklaroi se mbetet në qëndrimin e vet kundër ngrirjes së marzheve sepse nuk sjellin rezultat, sepse në institucionet shtetërore nuk ka kapacitet për ndjekje të respektimit të masave dhe pret të ketë ndryshime në atë pjesë. “Unë këtë tashmë e kam komentuar dhe gjithashtu e kam deklaruar edhe në mënyrë transparente, asnjëherë nuk mund të dakordohem me një masë të tillë të ngrirjes së çmimeve, marzhe, sepse janë tërësisht metodologji të ndërlikuara për përllogaritje dhe konsideroj se në institucionet shtetërore…
Kur përkatësia etnike është kategori kushtetuese, na duhet ligj i ri. Me ligj do të parashihen jo vetëm barazia etnike por edhe ajo gjinore dhe gjithsecila, në të gjitha institucionet e sistemit, këtë e tha mes tjerash sot kryetari i ASH-së, Arben Taravari, pas shfuqizimit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa siguroi se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është gati. Taravari tha se ligji është shumë më i mirë se mekanizmi i Balancuesit. “Unë mendoj se marrëveshja mes nesh dhe VMRO-së ishte që ta përgatisim ligjin, ligji është i përgatitur, marrim mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej…
Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu i cili gjatë ditës së djeshme votoi kundër vendimit për shfuqizimin e balancuesit, në një intervistë për Alsat thekson se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është miratimi i ligjit, i cili patjetër duhet të përmbushë kategorinë kushtetuese për përfaqësim të drejtë, ndërkaq për keqpërdorim të deklarimit të përkatësisë etnike duhet të parashikohen sanksione. “Rekomandimi im si jurist me përvojë gati 50-vjeçare është që përsëri me ligj duhet të parashikohet elementi përkatësi. Por, tek i njëjti ligj dhe me të njëjtin ligj, i cili duhet të miratohet dhe patjetër duhet të miratohet sepse përsëris, në qoftë…
Me 168 vota pro, Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, njoftoi MPJ. Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut. Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja…
Bashkohuni me ekipin e IQOS në SHKUP/TETOVË/GOSTIVAR Kërkohen BRAND AMBASSADOR IQOS NËSE: – Dëshironi të punoni në një mjedis dinamik të mbushur me sfida– Posedoni aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi– Keni mbushur 21 vjet– Flisni gjuhën maqedonase dhe shqipeJu jeni personi për të cilin ne kemi nevojë!NE OFROJMË:– Punë në terren– Kushte të shkëlqyera pune– Orari i punës: 5 ditë pune, 6 orë pune– Punë me honorar Dërgoni CV -në tuaj në info@mpg.mk ose na lini numër kontakti Bëhu Ambasodori ynë i ri i markës IQOS në Shkup/Tetovë/Gostivar: • Punë në terren;• Kushte të shkëlqyera pune;• Mundësi avansimi dhe bonuse…
Gjatë ditës së sotme në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 29 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga…
Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka lançuar linjën e tij të parë të parfumeve, duke ndarë një video promovuese në Instagram, ku ka mbi 500 milionë ndjekës. “Jam shumë i lumtur që të prezantoj parfumin tim të parë. Ai është i disponueshëm në shitësit kryesorë të parfumeve në botë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë,” shkroi Messi. Në klipin promovues, përshkruhet se “Aroma Leo Messi” është krijuar për të provokuar një lidhje të thellë emocionale, duke kapur thelbin e Messit si kampion bote, baba dhe zotëri. “Ky parfum krijon një ekuilibër harmonik midis freskisë gjallëruese dhe ngrohtësisë,” theksohet në përshkrim. Parfumi…
I veshur me një helmetë biçiklete dhe syze, ai përpiqet të qëndrojë në këmbë për të përshkruar kalimin shkatërrues të uraganit Milton nëpër Florida. Arsyeja për korrespondentin e Fox Weather, Robert Ray , i cili u gjend në “zemër” të stuhisë, në mes të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, ishte për të bërë punën e tij dhe për t’i treguar publikut se sa i rrezikshëm është fenomeni i motit që po prek në orët e fundit bregu perëndimor i Floridës. “Unë jam duke qëndruar këtu sepse është një stuhi historike dhe shpresoj se ky rekord do t’i bindë njerëzit për nevojën…