Komandanti izraelit është vrarë ditën e sotme në Liban.
Lajmi është konfirmuar nga ushtria izraelite. Kapiteni Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, një komandant skuadre në njësinë “Egoz”, u vra gjatë luftimeve, tha IDF, shkruan Sky Neës.
Kjo është vdekja e parë luftarake që Izraeli ka shpallur brenda Libanit dhe e para që kemi dëgjuar nga Izraeli, pasi Hezbollahu raportoi për përleshje në qytetet kufitare.
Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të, siç tha, agresionit të tij në Liban dhe në Gazë. Shumica e raketave të Iranit u kapën në ajër, por disa depërtuan përmes mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk u raportua për viktima. /vizionplus.tv