Një 61-vjeçar amerikan, i cili ishte dënuar me vdekje për një sërë vrasjesh, është ekzekutuar dje në Teksas.
Ky është ekzekutimi i 19-të që ndodh në SHBA që nga fillimi i vitit. Të gjithë u ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës, me përjashtim të dy të dënuarve me vdekje në Alabama, të cilët u ekzekutuan me thithjen e azotit, një metodë që OKB-ja e ka përshkruar si një formë “torture”.
Garcia Glenn White ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me thikë të dy binjakëve adoleshente, Annette dhe Burnette Edwards, dhe nënës së tyre Bonita Edwards në Hjuston në vitin 1989.
Vrasja e trefishtë mbeti e pazbardhur deri në arrestimin e Glenn White në 1995, i cili u kap pasi rrahu për vdekje Hai Pham, një punëtore emigrante vietnameze në supermarket. Një i afërm më pas informoi policinë se Glenn White i kishte rrëfyer se kishte vrarë të tre gratë.
Fakti u vërtetua nga analiza e ADN-së së Glenn White, e cila korrespondonte me një përqindje prej 99,9% me ADN-në e autorit që i ishte gjetur një prej viktimave të tij. Më pas ai ka pranuar edhe vrasjet. Ai gjithashtu rrëfeu se kishte rrahur për vdekje një grua tjetër, Greta Williams, në vitin 1989.
Në janar 2015, Gjykata e Lartë e Teksasit kërkoi pezullimin e ekzekutimit për Glenn White, pas një apeli nga avokatët e tij, të cilët thanë se kishte kërkime të reja shkencore mbi efektet e përdorimit të kokainës në tru.
Glenn White ishte një futbollist amerikan dhe falë performancës së tij në këtë sport ai kishte fituar një bursë për të studiuar në universitet. Por karriera e tij u ndal pas një dëmtimi në gju. Ai u largua nga kolegji kur e dashura e tij mbeti shtatzënë dhe u bë i varur nga droga pas një aksidenti në vendin e punës, sipas dokumenteve të gjykatës.
Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane. Gjashtë të tjera, Arizona, Kalifornia, Ohio, Oregon, Pensilvania dhe Tenesi, kanë vendosur moratoriume për ekzekutimet pas një vendimi të guvernatorit./vizionplus.tv