Presidenti Iranian tha se breshëria e raketave drejt Izraelit, tregoi vetëm një pjesë të aftësive të Iranit.
Siç shkruan SKY Neës, në një deklaratë Masoud Pezeshkian deklaroi se sulmi raketor ishte një “përgjigje vendimtare ndaj agresioneve të regjimit sionist”.
“Ky veprim u ndërmor në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë. Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk kërkon luftë, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, tha ai.
Sulmi iranian
Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e sotme. 400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin. Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.
“Sistemi i mbrojtjes ajrore është plotësisht funksional, duke zbuluar dhe përgjuar kërcënimet kudo që është e nevojshme, edhe në këto momente”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
/vizionplus.tv