Java e dytë e fazës së ligës në Champions rezervon sot 9 ndeshje, emocionet e së cilave do të tramsmetohen si zakonisht në Tring. Spikat në orën 21:00 dueli i Leverkusenit ku Bajern kampion i Gjermanisë do të ketë përballë Milanin.
Përballjet italo-gjermane janë klasike në Europë, ndonëse në këtë rast Leverkusen nuk ka traditën në favor përballë kuqezinjve.
Mirëpo skuadra e trajnerit Alonso është në formë, gjë të cilën e tregoi në kampionat edhe përballë Bajernit të Mynihit dhe sonte dëshiron të marrë tre pikë të tjera në Champions pasi e bëri këtë gjë edhe në javën e parë kundër Fejenord.
Gjermanet nuk kanë probleme me organikën ndërsa te skuadra italiane mungesat që bien në sy janë ato të Benaser dhe Okafor.
Kuqezinjtë vinë pas tre fitoresh radhazi në kampionat dhe duan të ringrihen edhe në Evropë pas humbjes së parë me Liverpool.
Po në orën 21:00 spikat në Londër dueli franko-anglez mes PSG dhe Arsenal.
Londinezët zot shtëpie duan të shfrytëzojnë edhe faktorin fushë për të marrë fitoren e parë në Champions.
Ndërsa te skuadra pariziene ambienti është trazuar pak për shkak të vendimit të trajnerit Luis Enrike për të mos grumbulluar për arsye disiplinore Osman Dembelen.
Dy ekipet pretendente Manchester City dhe Inter të cilat në duelin e tyre direkt javën e parë ndanë nga një pikë në barazimin pa gola, sot në sfidat e tyre kanë ndeshje të lehta në letër.
Ziklatrit presin në shtëpi Crvena Zvezden, kundërshtar mëse i kalueshëm.
Fitorja e fundit në kampionat kundër Udineses, ishte oksigjeni i duhur për kampionët e Italisë të cilët nuk duhet ta diskutojjë trepikëshin sonte.
Inzagi lajmëroi shumë ndryshime në formacion në raport me sfiden me Udinesen ku spikasin Zielinskio, Dumfries, Pavard, de Vraj, Carlos Augusto, Arnautovic dhe Taremi. Në stol Lautaro dhe Turam ndërsa Barela do të vazhdoj të mungojë.
Ne letër duket shëtitja edhe transefrta e Sllovakisë për Manchestter City që luan përballë modestëve të Slovan Bratislaves. Gjatë këti sezoni Guardiolës i duhet të bëjë pa Rodrin, ndonëse organika e anglezëve është aq e pasur saqë nuk mund të jetë justifikim për duelin ndaj një rivali modest.
Kalendari favorizon edhe Barcelonën së cilës duhet t’i shërbejë ndeshja kundër Jang Boys për tu ringritur pas shuplakës së fortë që mori në Kampionat kundër Osasunës, por edhe për të marrë tre pikët e para në Champions pas humbjes në Monaco në ndeshjen e parë./vizionplus.tv