Lana Del Rey është zyrtarisht një grua e martuar pasi kurorëzoi dashurinë me peshkatarin, Jeremy Dufrene, një javë më parë, vetëm një muaj pasi u zbulua romanca e tyre.
Këngëtarja, pasuria e të cilës është 30 milion euro mbajti një ceremoni shumë private dhe modeste.
Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” u shmang nga stilistë të famshëm dhe të shtrenjtë në vend të kësaj zgjodhi një fustan nusërie në një dyqan lokal që ka kuhstuar jo më shumë se 400 euro.
Çifti shkëmbyen betimet pranë ujit në Des Allemandes, Luiziana, në një ceremoni të thjeshtë të enjten, 26 Shtator. Në imazhet e publikuara, 39 vjeçarja shihet duke ecur drejt altarit shoqëruar nga babai i saj Robert Grant, ndërsa mban një buqetë me lule në dorë./vizionplus.tv