Irani ka sulmuar Izraelin me raketa, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
BBC raporton se sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë Izraelin.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u bëjnë thirrje izraelitëve që “të qëndrojnë vigjilent dhe të ndjekin saktësisht udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm”.
“Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në njoftimin e dytë”, thuhet në deklaratë.
Tre zyrtarët izraelitë, të cilët folën në kushte anonimiteti më herët, i thanë New York Times se Irani do të synonte tre baza ajrore ushtarake dhe “një seli të inteligjencës në veri të Tel Avivit”, të cilat ishin evakuuar.
Ndërsa lufta gjithëpërfshirëse u shmang në prill, New York Times, duke cituar diplomatë dhe ekspertë, theksoi se një luftë gjithëpërfshirëse ka më shumë gjasa tani, “me Izraelin që pritet të hakmerret rëndë pas çdo sulmi të ri iranian”./vizionplus.tv