Anëtarësimi ynë në NATO përfaqëson përcaktim strategjik afatgjat dhe kontribuon për fuqizim të sigurisë kolektive, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin në pritjen e organizuar në selinë e Aleancës në Bruksel me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori
Ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet vendi në rrugën e tij evropiane, gjatë kësaj duke theksuar se përkushtimi në reforma dhe zbatimi i tyre cilësor janë thelbësore për afrimin e standardeve tona drejt atyre në BE.
Duke folur për perspektivat për anëtarësimin në BE, Mucunski theksoi se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në Union është me rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por edhe për qëndrueshmërinë e gjithë rajonit.
Mucunski në fjalim e përsëriti edhe mbështetjen tonë të fuqishme për Ukrainën, duke shtuar se vendi si partner përgjegjës, mbetet i përkushtuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës dhe të përpjekjeve globale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Në kuadër të vizitës në selinë e Aleancës, është paraparë që ministri Mucunski të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg.
Shefi i diplomacisë po qëndron në Bruksel si pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, ndërsa në përbërje të të cilit është edhe ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, i cili gjendet për vizitë pune në kryeqytetin belg.
Gjatë vizitës Mickoski bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrë pjesë në drekë pune në organizim të kryetares së Komisionit Evropiane, Ursula fon der Lajen.
Kryeministri, gjithashtu, do të ketë takime edhe me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharll Mishell, me eurokomisionerin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varheji dhe me njeriun e parë të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Gert Jan Kopman.