Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi përmes Truth Social të hënën mbrëma se Zëvendëspresidentja dhe kandidatja demokrate Kamala Harris nuk do të marrë pjesë në debatin e planifikuar të Fox News më 4 shtator.
Trump tha se në vend të debatit, ai do të shfaqej drejtpërdrejt në televizion me një audiencë, një paraqitje në stilin e bashkisë, të drejtuar nga Sean Hannity, formati i rrjetit të preferuar nga e djathta amerikane, në shtetin e Pensilvanisë.
Mes dy kandidatëve fillimisht u parashikua një debat për në datën 10 shtator në ABC News, por më pas, ka qenë ish presidenti Trump ai i cili kërkoi që debati të zhvillohej në televizionin Fox News.
Edhe pse fillimisht u duk sikur Harris u dakordësua me këtë vendim, reagimi i Trump tregon të kundërtën.
Pritet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet dhe nëse deri në datën 4 shtator do të kemi një përballje apo jo./vizionplus.tv