Një numër rekord i punëtorëve humanitarë vdiqën vitin e kaluar në konflikte në mbarë botën, ndërsa ky vit mund të jetë edhe më katastrofik, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (OKB).
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi se 280 punëtorë humanitarë në 33 vende vdiqën në vitin 2023, që është dyfishi i numrit të 118 personave që vdiqën vitin e kaluar.
Raporti thekson gjithashtu se më shumë se gjysma vdiqën gjatë tre muajve të parë të luftës së Izraelit në Gaza, e cila filloi në tetor të vitit të kaluar, kryesisht në sulme ajrore.
Zyra njoftoi se ky vit mund të ketë një rezultat edhe më vdekjeprurës, pasi 172 punëtorë humanitarë kanë humbur jetën deri më 7 gusht.
Një numër i madh jetësh humbën nga dhuna në Sudan dhe Sudanin e Jugut si këtë vit ashtu edhe vitin e kaluar.
Koordinatori i Emergjencave të OKB-së Joyce Msuya tha se “normalizimi i dhunës kundër punonjësve të ndihmës dhe mungesa e llogaridhënies është e papranueshme, e pandërgjegjshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për operacionet e ndihmës në mbarë botën”.
Ajo bëri thirrje për hapa më vendimtarë nga autoritetet për t’i dhënë fund shkeljeve kundër civilëve dhe mosndëshkimit me të cilin kryhen këto sulme të tmerrshme. /vizionplus.tv