Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se sabotimi i tubacioneve ruse Nord Stream në shtator 2022, në Detin Baltik, është urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Edhe sikur ukrainasit të ishin të përfshirë në këtë, është e qartë se ata nuk mund ta bënin këtë të vetëm. Është e qartë se për të kryer një sulm të tillë, urdhri ka ardhur nga niveli më i lartë, siç thonë ata, dhe niveli më i lartë për Perëndimin, natyrisht, është Uashingtoni”, tha Lavrov për gazetën ruse Izvestia.
Hetimi për sabotimin e gazsjellësit u zhvendos në një skenar ukrainas pasi mediat e huaja zbuluan se drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti për një ukrainas të dyshuar si të përfsahirë së bashku me dy bashkëatdhetarë të tjerë.
Të enjten, Kievi e përshkroi përfshirjen e tij në këtë operacion kundër Nord Stream si “marrëzi absolute”, pas raportit të Wall Street Journal.