Një person ka mbetur i vdekur dhe 6 të tjerë ende të zhdukur pas mbytjes së një jahti luksoz në brigjet e Sicilisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Viktima e parë e konfirmuar është një burrë, trupi it ë cilit u gjet në afërsi të vendit ku u mbyt jahti.
Mjeti lundrues rreth 50 metër mbante një flamur britanik ndërsa në bord ndodhesin në total 22 persona, 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë. Mes tyre shtetas britanikë, amerikanë kanadezë dhe të tjerë.
Lexo edhe :
Related Posts
Shërbimet e emergjencave mundën të shpëtonin 15 persona përfshirë një foshnjë, teksa jahti nisi të fundosej për shkak të motit të keq që përfshiu palermon.
Pjesë të jahtit janë identifikuar në 50 metra thellësi ndrsa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë përpjekjet për gjetjen e 6 personave. Mbi zonën e kërkim shpëtimit fluturuan disa helikopterë.
Persoant të cilët u zhdukën pas mbytjesh dyshohet se ndodheshin brenda kabinave dhe nuk mundën të dilnin nga jahti.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se stuhia theu direkun e anijes cfarë solli çekulibrimin dhe fundosjen e saj. /vizionplus.tv