Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka këmbëngulur se puna e përbashkët me ndërkombëtarët është e domosdoshme për çështjen e Urës mbi lumin ibër në Mitrovicë. Pavarësisht se vendimi për hapjen e urës për automjetet është i vonuar dhe do duhej të ishte hapur vite më parë.
“Çdo herë që Kosova ka bashkëpunuar ka pasur sukses…”, tha ajo.
Ajo përsëriti gjithashtu qëndrimin e saj kundër diskutimit të çështjes në Bruksel.
“Kjo çështje ka përfunduar sa i përket dialogut me Serbinë, do të ishte e rrzikshme…”, u shpreh Osmani.
E pyetur për vendimet e qeverisë në Prishtinë të cilat janë parë si sfiduese ndaj perëndimit Osmani u shpreh:
“Veprimet janë në përputhje me kushtetutën, por duhet të punojmë me partnerët tanë që të kuptohet qëllimi i mirë…”
Sa i përket dërgimit të draft-statutit të asosiacionit në gjykatën kushtetuese, presidentja tha se kjo është për shkak të njëanshmërisë së zbatimit të marrëveshjes dhe se Serbia ka hequr dorë prej saj.
“Nuk ka hezitim, njëanshmëria e zbatimit”, tha ajo.
Presidentja akuzoi Beogradin zyrtar dhe presidentin aleksandër Vucic se po pengon përmes bandave e zhantazhit integrimin e serbëve të veriut. /vizionplus.tv