Mirlind Daku është i papërmbajtshëm në nisje të këtij sezoni të ri futbollistik në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtare për rubin Kazan në javën e pestë të kampionatit.
Në duelin e luajtur në transferte kundër Agron Togliati, Daku përmbysi i vetëm ndeshjen dhe i dha tre pikë të çmuara Rubin Kazanit në fitoren 2 me 1. Të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh me anë të Maksim Palienko. Mirëpo për të rikthyer në lojë miqtë mendoi shtatlarti kuqezi.
Në minutën e 54 pas një inkursioni nga e djathta, shërbimi i tij i fortë në qendër e detyroi mbrojtësin vendas Savicev të shkaktonte një autogol. Ndërsa në fund në shtesë, pas një goditje nga këndi dhe rrëmuje në zonën vendase ishte Mirlind Daku që e shtyu topin ne rrjete.
Tre pikë të rëndësishme për Rubin Kazan dhe katër gola në 5 javë kampionat për 26-vjeçarin nga Kosova, i rritur në dhomat e zhveshjes me ovacione nga trajneri dhe shokët e skuadrës në përfundim të ndeshjes. /vizionplus.tv