Ushtria ukrainase po arrin qëllimet që ka vendosur në ofensivën e saj në rajonin kufitar rus të Kurskut, ku nisi një sulm të paprecedentë gati dy javë më parë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne po i arrijmë qëllimet tona”, tha Zelensky për operacionin që filloi më 6 gusht dhe tensionoi menjëherë Moskën. Ky operacion, tha ai, synon “krijimin e një zone neutrale midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e familjeve me fëmijë nga qyteti i Pokrovsk dhe rrethinat e tij, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit strategjik në Ukrainën lindore.
“Ne po fillojmë largimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga komuniteti i Pokrovsk kur qytetet tona janë në rangun e pothuajse të gjitha armëve të armikut, vendimi për t’i larguar është i nevojshëm dhe i pashmangshëm”, shpjegoi guvernatori Vadim Filaskin në mediat sociale. /vizionplus.tv
Mbyllja
Të paktën 53,000 njerëz, përfshirë 4,000 fëmijë, jetojnë në këtë rajon, i cili është jo shumë larg vijës së frontit lindor në Ukrainë, tha guvernatori në Telegram.
Pokrovsk është në udhëkryqin e një rruge të rëndësishme furnizimi për ushtarët ukrainas në frontin lindor, një objektiv prej kohësh i ushtrisë ruse.