Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhëna zyrtare për përleshjen me armë në Shkup.
Bëhet e ditur se gjuajtja me armë ka ndodhur nga një veturë në lëvizje drejt një veture tjetër, e cila ka qenë me targa të Austrisë.
Një person ka përfunduar në Qendrën e Klinikave “Nënë Tereza”.
“Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugës “Aleksandar Makedonski”, nga vetura në lëvizje është gjuajtur drejt veturës “pasat” me targa të Austrisë, ku lëndime ka marrë në person i cili është dërguar në Qendrën Klinike. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.