Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur pasurinë e tij në organet kompetente në RMV. Sipas asaj që ka paraqitur, Mickoski posedon të ditur statusin e tij pasuror.
Ai ka shkruar se posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.
Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se ka kredi rreth 400.000 denarë (6.503 euro).
Është interesant fakti se Mickoski në pyetësor ka raportuar se ka dy orë, të cilat i ka në pronësi që nga viti 2015 dhe 2016. Njëra është me vlerë rreth 40.000 euro ose rreth 2.3 milionë denarë, ndërsa ora tjetër rreth 800 mijë denarë ose rreth 13 mijë euro.
Kryeministri Mickoski nuk ka sqaruar se si i ka blerë këto dy orë luksoze të markave zvicerane, përkatësisht nëse i ka blerë apo i ka marrë dhuratë.
Kryeministri Hristijan Mickoski për 10 vite është profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë edhe drejtor i ELEM-it dhe këshilltar për energji i ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, ndërsa për 7 vite është në krye të VMRO-DPMNE-së.
Në karrierën e tij ka qenë edhe montues i kondicionerëve në kompaninë FONCO, ka pasur edhe aksione në hidrocentrale të vogla, të cilat i ka shitur kur u bë kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski në pyetësor ka raportuar edhe një pikturë të cilën e ka blerë në vitin 2016 për 10 mijë euro.