Një episod dhune është regjistruar në kampionatin turk, ku presidenti i Fenerbahces u sulmua gjatë ndeshjes ne Goztepe.
Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, duket moment kur drejtuesi i Fenerbahce u fut në fushë për të qetësuar situatën mes dy tifozerive, por papritur u shty nga një person dhe më pas u godit me shishe uji në fytyrë nga tifozëria kundërshtare.
#GÖZvFB #alikoc pic.twitter.com/azHDZD71qE
— Emre İpek🇹🇷 (@emreipek35) August 17, 2024
U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte.
Ndërkohë, ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe ekipet ndanë nga një pikë. /vizionplus.tv