Pas negociatave të dështuara dhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, Kamala Harris, në prag të konventës së Demokratëve, bëri thirrje për një armëpushim në Gaza.
Përpjekjet e ndërmjetësve – Katari, Egjipti, SHBA – për të përfunduar një marrëveshje midis qeverisë së Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas nuk kanë dhënë fryte deri më tani. Negociatat indirekte në Doha u shtynë për këtë javë të premten. Bisedime të reja pritet të zhvillohen në Kajro brenda javës.
Sipas Harris, negociatat janë ende në vazhdim.
“Ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për këtë”, tha kandidatja demokrate për zgjedhjet e nëntorit.
“Ne duhet të sigurojmë një armëpushim dhe duhet të garantojmë kthimin e pengjeve të cilët janë mbajtur në enklavën palestineze që nga 7 tetori”, shtoi ajo. /vizionplus.tv