Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka thënë pas humbjes 3:0 të skuadrës së tij ndaj Veronës, se si skuadra ashtu edhe ai si trajneri “duhet të turpërohen”, por se ai merr përgjegjësinë për rezultatin.
“Ata që më njohin, e dinë që zemra ime po rrjedh gjak sot, dhe shpresoj që disa lojtarë po ashtu, sepse kjo të paktën do të thotë se ne jemi në rrugën e duhur”, u tha Conte gazetarëve.
“Duhet t’i kërkojmë falje njerëzve në Napoli, të cilët na ndjekin me pasion. Unë jam trajneri dhe është e drejtë që të marr përgjegjësinë e plotë. Paraqitja jonë në pjesën e dytë ishte e papranueshme”, tha Conte.
Futbollistët e Veronas mundën 3:0 Napolin dje në shtëpi, me një gol të Daylon Livrament dhe dy të Daniel Mosquera, si dhe me dy asistime të kapitenit të ekipit, futbollistit serb Darko Lazoviq. /vizionplus.tv