Katër të dënuar që po trajtoheshin në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur, raportoi të dielën “RTL”.
Mes tyre është edhe shqiptari nga Kosova, Zeqir Beqiri.
RTL raporton se ata u arratisën mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00.
Katër pacientët e spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid dyshohet se fillimisht kërcënuan një punonjës dhe më pas u larguan drejt Alburgut.
Policia ka ndarë përshkrime të hollësishme të secilit prej të burgosurve, përfshirë fotografitë, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.
Zeqir Beqiri, 27 vjeç, nga Kosova, është njëri nga të arratisurit.
Policia gjermane informon se ai është “27 vjeç, përafërsisht 70 kg, rreth 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.
Sipas gjetjeve të deritanishme, Policia thotë se ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë arratisjes.
Dy prej tyre ndodheshin në klinikën psikiatrike për drogë dhe dy për vjedhje, tha një zëdhënës i policisë.
Bashkë me shqiptarin nga Kosova, janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy 28-vjeçarë gjermanë./vizionplus.tv