Një aksident tragjik ka nodhur ditën e sotme në Chania të Kretës. Sipas medieve fqinje, tre të rinj, të moshës 15, 19 dhe 20 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë 22-vjeçare ka mbetur e plagpsur rëndë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor verior të Kretës.
Sipas informacioneve nga mediat vendase, dy prej të rinjve kanë dhënë frymën e fundit në vendin e aksidentit, ndërsa i treti ka ndërruar jetë në Urgjencën e spitalit të Chanias.
Si ndodhi tragjedia
Makina në të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur në zonën e Galatës me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona.
Sipas informacioneve nga burime policore, dhe ndërkohë që hetimet paraprake vijojnë, ka dëshmi, siç raporton cretalive, se makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasue me furgonin.
Pasagjerët e makinës kanë mbetur të bllokuar dhe është dashur ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë ata.
Personat që udhëtonin në furgon nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por janë dërguar për kontroll në spitalin e Chanias./vizionplus.tv