Shërbimi Sekret ka filluar të forcojë sigurinë për ish-presidentin Donald Trump dhe planifikon të rrethojë kandidatin republikan me xham antiplumb në mitingjet e fushatës.
Një zyrtar i lartë i tha CNN se masat shtesë të sigurisë përfshijnë gjithashtu rritjen e numrit të agjentëve, megjithëse zyrtari nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Këto masa po merren pas atentatit të organizuar ndaj tij në tubimin muajin e kaluar në Butler, të Pensilvanisë.
Një ekip agjentësh të përkushtuar do të jetë përgjegjës për lëvizjen dhe përgatitjen për çdo takim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.
Zyrtari i tha CNN se xhami mund të përdoret si në vende të mbyllura ashtu edhe në ato të jashtme në varësi të sigurisë në secilin vend.
Ish-presidenti amerikan u plagos lehtë pas një atentati të organizuar ndaj tij në fillim të korrikut, ndërsa si pasojë e tij mbeti i vdekur një person dhe 2 të lënduar.