Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi ndaj ish presidentit Donald Trump në 13 korrik gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani.
BBC raporton se një snajper policie që qëlloi fillimisht armën e agresorit, bëri të mundur devijimin e shënjestrës, duke mos e goditur në kokë.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Thomas Mattheë Crooks dhe ndërpreu synimin e tij. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret e vrau atë.
Raporti vjen pasi Shërbimi Sekret ricaktoi përkohësisht disa truproja si për Presidenti Joe Biden ashtu edhe për ish presidentin Donald Trump, sipas mediave amerikane.
Trump do t’i jepet gjithashtu mbrojtje xhami antiplumb për ta lejuar atë të rifillojë mitingjet në mjedise të hapura.
Raporti i Higgins tha se një operator Butler SËAT ishte i pari që qëlloi në drejtim të vrasësit të Trump – nga 100 metra larg.
Kujtojmë se Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret, dha dorëheqjen më 23 korrik pas një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për atentatin.
Politikanët në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve kritikuan mungesën e informacionit në përgjigjet e saj ndaj pyetjeve të tyre në lidhje me planifikimin e sigurisë dhe sesi oficerët iu përgjigjën raporteve për sjelljen e dyshimtë të të armatosurit përpara të shtënave.
I armatosuri Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga një ekip kundër-snajperist i Shërbimit Sekret pasi qëlloi tetë plumba në drejtim të Trump.
FBI po heton aktualisht dështimin e mbrojtjes dhe liderët politikë në Kongresin e SHBA kanë nisur gjithashtu hetimet./vizionplus.tv