Temperaturat e larta mbi mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e fuqishme kanë “pushtuar” Greqinë.
Sipas mediave greke, është rritur rreziku për vatra të reja zjarri. Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat shumë të larta dhe erërat favorizojnë flakët.
Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, ditën e sotme në Greqi parashikohet një rrezik shumë i lartë zjarri ne disa zona të ndryshme. /vizionplus.tv