Babai i Lamin Yamal, Mounir Nasraui, ka reaguar pasi u sulmua dhe u godit me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Mataro të Barcelonës.
Ai po shëtiste qenin e tij kur ka filluar një përplasje verbale me disa persona. Situata më pas u përshkallëzua dhe Nasraui mbeti i plagpsur. Menjëherë u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se situata është normalizuar.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, Një përqafim të madh të gjithëve”, shkruante ai në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.