Detaje tronditëse janë zbardhur për vdekjen e yllit të Friends-ave Matthew Perry.
Sipas autoriteteve amerikane, 5 persona janë marrë zyrtarisht si të pandehur për vdekjen e aktorit, mes të cilëve edhe një mjek.
Ky i fundit, i identifikuar si Salvador Plasencia bleu 10 shishe me ketaminë. Më pas, mjeku u takua me Perry dhe ndihmësin e tij Kenneth Iëamasa – një tjetër i pandehur në këtë rast – në një parking publik në Long Beach, Kaliforni, ku Plasencia i injektoi Perry-t ketaminë ndërsa ishte brenda një automjeti.
Dy ditë më vonë, Plasencia i injektoi Perry-t një dozë të madhe ketamine në shtëpinë e aktorit, gjë që bëri që ai të gjente vdekjen.
Administratorja e DEA tha se Perry kërkoi trajtim për depresionin dhe ankthin. Ai përfundoi duke iu drejtuar mjekëve të paskrupull të cilët e shihnin Perry-n si një mënyrë të shpejtë për të fituar para, shtoi ajo, duke i shitur aktorit një shishe ketaminë me vlerën 2 mijë dollarë për një shishe, ndonëse ajo kushtonte vetëm 12 dollarë.
Martin Estrada, Prokurori i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë, u shpreh se ndër gjërat e gjetura gjatë kontrollit ishin 80 shishe me ketaminë, si dhe kokainë dhe pilula.
Të pandehurit kanë përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar drogës, si “Doctor Pepper” dhe “kanaçe”./vizionplus.tv