Shiu i rrëmbyeshëm në Ishujt Balearik të Spanjës përmbyti rrugët, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve, ndërsa njësia e reagimit emergjent të forcave të armatosura spanjolle tha se ishte vendosur në Majorca për të ndihmuar në situatën.
Shërbimi meteorologjik kombëtar i Spanjës ka ngritur për të gjithë rajonin për shkak të rrezikut të lartë të stuhive.
Shërbimet e urgjencës thanë se besojnë se më e keqja ka kaluar, pasi dje, e mërkurë, 14 gusht, u kishin bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.
🇪🇸Mallorca Airport Spain – Under Water
Mother Nature#Spain #Mallorca #airport #flood #nature #weather pic.twitter.com/2Mc755gsxW— Attentive Media (@AttentiveCEE) June 13, 2024
“Aktivitetet në natyrë janë të ndaluara,” thanë autoritetet.
Zjarrfikësit raportuan përmes X se ata rrethuan zonat në qendër të Palma de Mallorca dhe larguan 29 persona nga një tren midis Palma dhe Manacor për shkak të përmbytjeve.
Më shumë se 50 fluturime u anuluan në aeroportet Balearic pas stuhisë që goditi dje vendin dhe anulimet priten të vazhdojnë, tha operatori i aeroportit spanjoll Aena.
#BREAKING #SPAIN #ESPANA #MALLORCA #BALEARES #BalearicIslands
🔴 SPAIN :📹 SEVERE FLOODING IN MERCADAL, MALLORCA ISLAND
Severe thunderstorms caused dangerous flash floods in parts of Balearic Islands.#Ultimahora #Flooding #Inundación #Inondation #Lluvias
📹 by Ignasi1899 pic.twitter.com/77cD2Dxm3E
— LW World News 🌍 (@LoveWorld_Peopl) August 15, 2024
Policia tha sot se ka evakuuar 12 persona nga qyteti i Soger në Mallorca për shkak të përmbytjeve.
Shërbimi rajonal i urgjencës tha se kishte marrë rreth 180 telefonata të lidhura me stuhinë në 24 orët e fundit.
Nëntë persona u plagosën dje, të mërkurën, në ishullin Formentera dhe një peshkatar u shpëtua nga roja bregdetare spanjolle, shtoi ai./vizionplus.tv