Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për çështjen e urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.
“Osmani ka theksuar se përhapjen e urës për qarkullimin e automjeteve duhet të ketë koordinim me aleatët në veçanti me SHBA-në për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët”, tha Osmani.
Deklaratat Osmani i bëri pas një takimi me kryetarin e komunës së Vitisë.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar”, u shpreh presidentja.
Megjithatë, Osmani tha se çështja e urës mbi Ibër nuk duhet të diskutohet në asnjë mënyrë me Serbinë në Bruksel.
“Nuk ka asnjë arsye, dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes në Bruksel. Nuk kemi çfarë të pyesim Serbinë për një urë brenda territorit të Kosovës. Dialog diskutimi për këtë temë nuk do duhet të pranonte askush”, tha ajo.
Qeveria në Prishtinë ka ngulur këmbë në hapjen e urës për qarkullim edhe të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin e vazhdueshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. /vizionplus.tv