Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e Superkupës së Europës, ajo mes Real Madrid dhe Atalantës, ndeshje e cila po transmetohet në Vizion Plus dhe Tring Sport 1.
45 minuta të luajtura me ritëm të lartë nga ana e të dyja skuadrave, ku si Atalanta ashtu edhe Reali kanë prekur traversën.
Duhet theksuar se bergamaskët kanë zhvilluar një pjesë të parë më dominante përballë Real Madrid.
Sa i përket kapitetin të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, ka qenë një nga më të mirët në fushë sëbashku me De Ron duke u vlerësuar me notën 7.3.