Një gjykatë ruse dënoi sot një shtetase ruso-amerikane me 12 vjet burg për “tradhti” sepse ajo bëri një donacion për një organizatë që ndihmon Ukrainën.
“Gjykata e shpalli Ksenia Karelinën fajtore për tradhti dhe e dënoi me 12 vjet burg”, tha Gjykata e Qarkut Sverdlovsk në Urale, ku 32-vjeçarja u gjykua me dyer të mbyllura.
Siç raportojnë mediat ruse, Karelin që në ditët e para të luftës bëri një donacion prej rreth 50 dollarë për organizatën joqeveritare Razom, e cila ofron ndihmë materiale për Ukrainën.
Gjykata vuri në dukje se këto para “u përdorën për blerjen e pajisjeve mjekësore, armëve dhe municioneve nga forcat e armatosura të Ukrainës”.
Në një letër të postuar sot nga avokati i saj në rrjetet sociale, Xenia Karelina falenderon njerëzit që e kanë mbështetur.
Karelina vjen nga Yekaterinburg, në Uralet e Rusisë, por jetonte në Kaliforni të SHBA-së, ku emigroi 10 vjet më parë dhe mori nënshtetësinë amerikane.
Ajo u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Rusi, ku kishte shkuar për të vizituar familjen e saj. /vizionplus.tv