Nga LSDM e kanë quajtur kriminel ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili sipas informacioneve të MPB-së është arratirur nga paraburgimi shtëpiak. MPB e akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për paaftësi.
“Arratisja e djeshme e Blerim Ramadanit, personit të kërkuarit me fletarrest ndërkombëtar, është edhe një ngjarje në vargun e ngjarjeve që konfirmojnë se MPB-ja e Toshkovskit nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim se si është e mundur të lejohet arratisja e një të burgosuri të kërkuar me urdhër ndërkombëtar? A e la të arratisej apo është krejtësisht i paaftë për ta ruajtur një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht? Po ashtu Toshkovski nuk u përgjigj, se si është e mundur që vetëm pak ditë më parë janë arratisur edhe dhjetë të burgosur të tjerë nga Shutka?”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.