Edhe pse iu shtua Lojërave Olimpike për edicionin e tyre të 33-të në Paris, pak njerëz mbetën të kënaqur me të. Diçka ndryshe që pritej të sillte në eventin më të madh sportiv në botë, nuk i përmbushi pritshmëritë.
Bëhet fjalë për “Breakdancing”, i cili hyri në Lojërat Olimpike të Parisit, pas një vendimi të Komitetit Olimpik, por nuk do të jetë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit.
Sipas raportimeve nga Brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sporti në fjalë nuk do të jetë në programin e Lojërave Olimpike 2028 dhe nuk do të kthehet për katër vjet. /vizionplus.tv