Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot pati takim me u.d. ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns. Në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u cek bashkëpunimi jashtëzakonisht i afërt – strategjik mes dy vendeve, me theks të posaçëm në bashkëpunimin me Gardën nacionale të Vermontit.
U bisedua edhe për zhvillimin e Poligonit të Armatës Krivollak, në drejtim për t’u bërë një prej poligoneve më mira për trajnim për personelin ushtarak në Evropë dhe për aktivitetet e ardhshme stërvitore të të njejtin në vitin 2025, mes të cilave edhe Immediate Response pjesë e stërvitjes Defender Europe, ku do të marrë pjesë grupi i batalionit të lehtë këmbësorik.
Misajllovski i dëshiroi Varnsit mirëseardhje në vend dhe sukses në punë gjatë mandatit të saj. Njëherit u falënderua për mbështetjen më të madhe financiare për pajisje dhe modernizim të Armatës nga ana e SHBA-së gjatë tërë këtyre viteve, e cila tejkalon 300 milionë dollarë.
Në takim morën pjesë edhe u.d. zëvendës shef i misionit të SHBA-së, Dejvid Majers, atashe mbrojtës, koloneli Daniell Skuajers dhe shefi i zyres për bashkëpunim në mbrojtje, nënkoloneli Shon Rufallo.