Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një sppital në zonën e Patrës në Greqi.
Një pacient, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka goditur me grusht infermieren, pasi nuk ishte dakord me mënyrën se si po i bënte trajtimin.
Pas ngjarjes, drejtori i klinikës e ka referuar rastin tek administratat, e cila nuk ka marrë asnjë masë konkrete, përveç prezencës së sigurisë për të hyrë në dhomën e pacientit.
Pacienti, pas marrjes së trajtimit ditën e parë, u rikthye sërish në të njëjtin spital një ditë më pas dhe ishte po njësoj i nervozuar.
Ndonëse infermierja i është drejtuar edhe drejtoreshës së Shërbimit Infermieror , për ta vënë në dijeni për ngjarjen dhe për të kërkuar mbulimin e parashikuar në ligj , kjo kërkesë e saj nuk është pranuar menjëherë./vizionplus.tv