Ka përfunduar me rezultatin 2-0 finalja e Superkupës së Europës, mes Real Madrid dhe Atalantës.
Italianët rezistuan për 58 minuta, duke luajtur si të barabartë përballë mbretërve të Europës, por më pas u dorëzuan, falë golave të Valverdes dhe të blerjes më të bujshme të kësaj merkatoje verore, Kilian Mbape.
Ishte Vinicius Junior njeriu që dha asistin e parë, atë të minutës së 58-të ku shënoi Valverde, dhe 10 minuta më pas Bellingam dha asistin në golin e shënuar nga Kilian Mbape.
Kjo është hera e gjashtë që Real Madrid fiton Superkupën e Europës, duke u bërë ekipi që ka ngritur më së shumti këtë trofe.
Ndërkohë që Atalant duhet respektuar për ata që dha në fushë ku jo pak herë rrezikoi portën e madrilenëve.
Sa i përket Berat Gjimshitit zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë, duke u vlerësuar me notën 6.7. Kjo ndeshje u transmetua live në Vizion Plus dhe Tring Sport 1.