Departamenti Amerikan i Shtetit e përforcoi sot përmes një deklarate qëndrimin e Uashingtonit se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të urës se Ibrit.
“Hapja e urës për lëvizjen e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it, përfshirë amerikanët, të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, tha një zëdhënës i DASH.
Departamenti Amerikan i Ahtetit i kërkoi qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga veprimet e njëanshme ta trajtojë çështjen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE. /vizionplus.tv