Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka hedhur poshtë zërat se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit, duke i quajtur këto pretendime të pavërteta dhe çorientuese.
Në një postim në platformën “X”, Lajçak shkruan se BE-ja gjithmonë ka insistuar që çështja e hapjes së urës duhet të trajtohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja.
“BE-ja ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta dhe çorientuese,” shkruan ai.
The EU has repeatedly stressed that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the EU-facilitated Dialogue.
Allegations that the EU is against opening the bridge or has changed its position are misleading. (1)— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024