Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj, duke arritur një trup të palestruar e me forma.
Artistja ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka humbur mbi dhjetë kilogramë, e natyrisht se është vënë re nga të gjithë.
Ajo në një shkrim të ri flet për komentet që ka marrë nga ndjekësit përpara se të humbiste peshë dhe për ato që po merr tani, ndërsa u përgjgijet edhe atyre që e akuzojnë se ka përdorur photoshop.
Rozana thekson që edhe ndryshimi erdhi meqë kishte edhe probleme shëndetësore, por njerëzit nuk besojnë duke e akuzuar për editimin e fotografive.
Kujtojmë se Rozana Radi ishte pjesë e Ferma VIP, por jo si fermere. Ajo qëndroi për pak ditë me mision nga Agai, por nuk e kishte të vështirë që të krijojë menjëherë grupin e saj të mbështetësve./vizionplus.tv