Dy avionë të forcave ajrore franceze janë përplasur pak më parë në Mert-et-Moselle sipas mediave lokale.
Avionët e tipit Rafale ishin duke kryer stërvitje dhe për shkaqe ende të paqarta janë përplasur në ajër.
Për fat të mirë, njëri ndër pilotët ka mundur të hidhet me parashutë, ndërkohë që po punohet për gjetjen e një një tjetër piloti dhe një instruktori.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe autoritetet po hetojnë për shkaqet. /vizionplus.tv