Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar. Edhe pse raporti i tyre u zhvillua në një situatë të pazakontë, kur Princi ishte në proces divorci me Elia Zaharinë, dyshja nisi bashkëjetesën.
Por duket se dasma po vjen para një konfirmimi nga vetë çifti për romancën e tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.
Nga 25 prilli, Princi dhe Elia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata vendosi që vajza e tyre, Geraldina t’i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elias.
Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës./vizionplus.tv