Shtetet e Bashkuara dhe shtetet europiane po vijojnë përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme.Uashingtoni po i kërkon Turqisë dhe aleatëve të tjerë, të cilët kanë raporte me Iranin, ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme.
Kështu ka deklaruar ambasadori amaerikan në Ankara, Jeff Flake. Diplomati i bëri këto komente teksa rajoni i Lindjes së Mesme po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut, të dy grupet aletatë të Teheranit.
Ndërkohë Irani i ka hedhur poshtë thirrjet që Franca, Gjermania dhe brtania e madhe. Këtyre thirrjeve u mungon logjika politike dhe kundërshtojnë parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha të martën Ministria e Jashtme në Teheran.
Një dite më parë, zëdhënësi i sigurisë kmbëtare John Kirby tha se sulmi hakmarrës i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë brenda kësaj jave. Për këtë arsye SHBAtë kanë dislokuar në rajon nëndetëse dhe rraketa luftarake për të siguruar mbrojtjen e izraelit në rast sulmi.
Teherani dhe aleatët e tij, Hamasi dhe Hezbollah, kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjes së Ismail Hanieh në Teheran por qeveria izraelite nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. /vizionplus.tv