Juventus dhe Vojçeç Sheznji kanë vendosur të ndërpresin marrdhëniet, por kjo do t’i kushtojë shtrenjtë klubit bardhezi.
Portieri polak nuk shihet si garanci për trajnerin Tiago Mota, i cili i ka hapur derën për tu larguar. Por vendimi i Motës ka hasur në kundërshtinë e vetë portierit, i cili kërkon që të marrë sa më shumë para për tu larguar.
Palët po punojnë për gjetjen e një marrëveshjeje, që do t’i kushtonte Juventusit më pak se 13 milionë euro që polaku përfitonte në sezon.