Ekipi shqiptar që përfaqësoi Shqipërinë në lojërat Olimpike Paris 2024 mbërriti paraditen e kësaj të hëne në aeroportin “Nënë Tereza” .
Delegacioni u prit në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Bashkia Tiranë si dhe nga tifozë që ishin prezente për të pritur kampionët..
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i komitetit olimpik Fidel Ylli gjatë fjalës së tij tha se dy medaljet e bronzit janë një sinjal për qeverinë dhe parlamentin për të rritur mbështetjen për sportin
“Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar. Shqipëria ka hyrë në listën e medaljeve olimpike, falë Dudaev dhe Valiev, që ngritën flamurin kuqezi në Paris, gjë që ne e kishim ëndërruar. Të gjithë bashkë u munduam, këtu falënderoi edhe Seit Prizrenin, kreun e Federatës së Mundjes. Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t’i falënderoj të gjithë për kontributin e tyre”, tha Fidel Ylli.
Edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj përgëzoi sportistët të cilët për herë të parë i sollën Shqipërisë dy medalje olimpike.
“Jam shumë i lumtur dhe dyfish i gëzuar. Së pari se sportistët tanë të sport klub Tirana sollën dy medalje për Shqipërinë. Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje dhe falënderim për dy djemtë tanë që na bërë krenar. Stërvitja për Los Angelos fillon sot për tu siguruar që të dalim akoma më të fortë. Ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin e tjetrit, por ky është suksesi për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera”, tha Veliaj.
Kreu i federatës së mundjes Sait Prizreni tha se ëndrra e tij u bë realitet.
“Është një ëndërr që unë e kisha ëndërruar për veten. Jam po aq krenar me atë c’ka djemtë kanë bërë sot. Një ëndërr që Shqipërisë i mungonte një medalje. Uroj që kjo të mos jetë hera e fundit që mblidhemi. Ekipi I mundjes nuk ka qenë vetëm. Kemi qenë të bashkuar dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Prizreni
Shqipëria garoi këtë herë në Olimpiadë me tetë sportistë. Ndërkohë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev që garuan për ngjyrat kuqezi arritën t’i siguronin dy medalje bronzi olimpike.