Greqia ndodhet në një situatë problametike, pasi është përfshirë nga flakët që prej mesditës së djeshme.
Mijëra banorë të Vrilissia dhe Patima Chalandrio janë urdhëruar të evakuohen nga banesat e tyre. Shumë shtëpi janë shkrumbuar. Nga flakët është përfshirë edhe një biznes në Heraklito,si dhe stadium i brendshëm i Pentelit.
Banorët dhe vullnetarët po përpiqen me degë në duar të shpëtojnë pronat e tyre, teksa policia u kërkoi të evakuohen.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian njoftoi nisjen e një operacioni të madh në Athinë për të ndihmuar autoritetet në shuarjen e zjarreve në pyje.
Bëhet me dije se në Greqi u mobilizuan dy avionë “Canadair” nga Italia, një helikopter nga Franca dhe dy ekipe zjarrfikëse tokësore nga Republika Çeke dhe Rumania.
“Ne vazhdimisht i ndjekim zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari. /vizionplus.tv