Flamuri olimpik ka mbërritur në Los Anxhelos ku autoritetet kanë tani katër vjet për të përgatitur Lojërat e reja Olimpike pas atyre të fundit të mbajtura në Paris.
Kryebashkiaku i Los Anxhelosit Karen Bass u ul në një aeroplan të zbukuruar me logon “LA 2028”, përpara se të ecte në pistë me një flamur në prani të disa atletëve amerikanë.
Karen Bass tha se Los Angeles ka shumë për të mësuar nga Parisi në lidhje me aftësinë e tij për të pritur Olimpiadën.
Lojërat Olimpike në Paris u zhvilluan nga 26 korriku deri më 11 gusht. /vizionplus.tv