Sulmuesi i ri i Milanit, Alvaro Morata, konfirmoi në një deklaratë të papritur në Instagram se ishte ndarë me gruan e tij, Alice Campello, pas tetë vitesh së bashku.
Lajmi habiti fansat dhe mediat, pasi çifti dukeshin shumë të bashkuar dhe kishin katër fëmijë: Alessandro, Edoardo Leonardo dhe Bella. Çifti kaluan pushimet së bashku pas fitores së Spanjës në Euro 2024.
“Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë vendosëm të ndaheshim”, tha sulmuesi në një deklaratë.
“Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese, ku ne e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Frytet e këtyre viteve të mrekullueshme ishin katër fëmijët tanë, padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, por ne e morëm atë me respekt dhe empati.
Mos bëni lajme për një ngjarje jo të mirë, sepse, e përsëris, nuk ka pasur asnjë moment mosrespektimi, vetëm shumë moskuptim që i destabilizoi gjërat ngadalë.
Alis do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer mësimi”, tha ai. /vizionplus.tv