Alvaro Morata u rikthye në Itali teksa pas aventurës me Juventusin, tashmë spanjolli do të veshë fanellën e Milanit.
Sulmuesi spanjoll në një intervistë të fundit thekson se kuqezinjtë për të përfaqësojnë sfidën më të madhe të jetës së tij, ndërsa shtoi se talenti Camarda do të bëhet një lojtar i madh dhe që një ditë mund ta ulë edhe vetë atë në stol.
“Milani është sfida më e madhe dhe më e bukur e karrierës sime. Transferimi këtu ishte shumë i lehtë. Ata thjesht më donin, asnjë ekip nuk më kishte dhënë kaq shumë besim. Ditët e fundit kam folur me Kaka, me Ibrahimovicin dhe me Beckhamin që më kujtuan historinë e këtij klubi. Mezi pres të shkruaj emrin tim në historinë e Milanit.
Camarda? Camarda është e tashmja dhe e ardhmja e Milanit. Ndoshta një ditë do të më ulë edhe mua në stol.
Triumfi në Europian? Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Është një rrugëtim që nisi në moshën 12-13 vjeç kur vesha për herë të parë fanellën e kombëtares së të rinjve. Ky Europian ishte një përrallë”, u shpreh Morata.