Disa lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e pasdites në provincën e Krotones në Itali.
Sipas të dhënave, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.7 ballë Rihter me epiqendrën rajonin e Ciros, teksa u pasua nga disa paslëkundje të tjera më të lehta.
Tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët e zonës një pjesë e të cilëve kanë dalë në rrugë nga frika e ndonjë lëkundje më të fortë.