Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një kg kokainë gati për t’u shpërndarë.
Mbrëmjen e djeshme, pak para orës 22:00, agjentët vunë re të riun në një makinë të vogël në via Palestro duke pritur dikë.
Brenda pak minutash, një 36-vjeçar italian zbriti nga një pallat aty pranë dhe hipi në makinë për të dalë pas pak çastesh.
Menjëherë policia e ndaloi për kontroll dhe konstatoi se sapo kishte blerë një gram e gjysmë kokainë.
Oficerët ndaluan menjëherë edhe drejtuesin e makinës dhe gjetën të fshehur në automjet sasinë e kokainës./vizionplus.tv